Top News – Agjencia Evropiane e Ilaçeve/ ‘Po analizojmë vaksinën ruse Sputnik V’
24/03/2021 11:54

Drejtorja ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave, tha se enti rregullator evropian po analizon vaksinën ruse Sputnik V COVID-19 për autorizimin e mundshëm për përdorim në Bashkimin Evropian. Në komentet për ligjvënësit e Parlamentit Evropian, Drejtorja Ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke tha se agjencia po planifikon gjithashtu inspektime të komplekseve të prodhimit dhe klinikave në Rusi për t'u siguruar që prodhimi i vaksinës bëhet në kushte të përshtatshme. Vaksina u pa me mosbesim nga disa vende ndërsa Rusia filloi ta shpërndante atë në disa vende evropiane para se të vlerësohej nga agjencitë rregullatore - përfshirë EMA-n dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Cooke tha se shpresa ishte që të përcaktohej se ajo ishte "një vaksinë e vlefshme për t'iu shtuar vaksinave që janë në dispozicion për popullatën evropiane". Ajo gjithashtu siguroi ligjvënësit e BE-së se agjencia ishte e angazhuar të zbatonte të njëjtat standarde dhe vëzhgime në këtë rishikim si për çdo vlerësim tjetër shkencor. Cooke tha se agjencia po kryente gjithashtu rishikime - ose vlerësime të shpejta - të vaksinave të prodhuara nga firma amerikane Novavax dhe kompania gjermane Curevac.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43