Top News – Afro 2 mijë të arrestuar në Turqi / Në protestat kundër kryebashkiakut të arrestuar
27/03/2025 15:25

Turqia hodhi poshtë të enjten deklaratat e ndërkombëtarëve mbi arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu dhe protestat mbarëkombëtare të që pasuan, që sipas saj janë "të paragjykuara" ndërkohë që autoritetet kanë bërë të ditur se janë arrestuar rreth 1900 persona në këto protesta. Imamoglu, rivali më i madh politik i Presidentit Recep Tajip Erdogan që udhëheq në disa sondazhe, u burgos në pritje të gjyqit për korrupsion të dielën. Arrestimi i tij shkaktoi protestat më të mëdha antiqeveritare në një dekadë dhe çoi në arrestime masive në të gjithë vendin. Partia Republikane Popullore (CHP) në opozitë, partitë e tjera opozitare, grupet e të drejtave të njeriut dhe vende perëndimore kanë thënë se procesi kundër kryebashkiakut, që është shkarkuar edhe nga detyra, është një përpjekje e politizuar për të eliminuar një kërcënim të mundshëm elektoral ndaj Erdoganit. Qeveria mohon çdo ndikim mbi gjyqësorin dhe thotë se gjykatat janë të pavarura. Duke folur me përfaqësuesit e medias ndërkombëtare në Stamboll, Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc tha se Ankaraja u kishte kërkuar partnerëve të saj evropianë të reagonin me "mendje të hapur", duke shtuar se ashpërsia e akuzave kundër Imamoglu kërkon arrestimin e tij. “Ne nuk duam arrestimin e asnjë politikani, por nëse ka prova për shkelje atëherë kjo duhet të ndodhë”, tha Tunc. “Nëse shikojmë peshën e akuzave dhe pasi ekziston rreziku që provat të dëmtohen, gjyqësori ka marrë një vendim të arsyeshëm”, shtoi ai. Partia republikane popullore u ka bërë thirrje turqve të vazhdojnë protestat, duke thënë se do të organizojë mitingje dhe tubime në vende të ndryshme në Stamboll dhe qytete të tjera. Erdogan i ka cilësuar protestat si një "shoë" dhe paralajmëroi për pasoja ligjore për protestuesit. Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se 1,879 persona ishin arrestuar që nga fillimi i protestave të mërkurën e kaluar ndërsa 150 policë janë lënduar në konfrontime.

Top Channel/ Gjashtë orë protestë në Tiranë. Incidente të vogla te Ministria e Arsimit
21/11 23:09
Top Channel/ Përpasje fatale në rrugën Fier-Seman, ndërron jetë i moshuari me biçikletë
21/11 23:03
Top News- Lejuan mishin brazilian / Shkarkohen nga puna 4 inspektorë të AKU në Durrës
21/11 20:55
Top Channel/ Golemi ankohet për tym e ndotje nga fabrikat e peletit
21/11 19:54
Top Channel/ Protesta në ditën 175-të. Marshimi nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
21/11 19:41
Top Channel/ Protestuesit me flamuj e thirrje janë zhvendosur në Bulevard para Kryeministrisë
21/11 18:07
Top Channel/ Bllokohet trafiku i makinave, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës
21/11 17:36
Top News – Bashkia Tiranë i përgjigjet Ramës. ‘Mos u merr me vendimet tona, nuk të takon!’
21/11 17:17
Top News – ‘Balluku nuk deklaroi 69 mijë euro’. Akuza e Bardhit- I shpenzoi për operacione plastike
21/11 17:16
Top Channel/ Aksident në aksin Fier-Seman, humb jetën 80-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë
21/11 17:13
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën koshave të mbeturinave, tension nëpër rrugë
21/11 16:45
Top Channel/ Protestuesit nëpër rrugë krijojnë zhurmë me vuvuzela e flakë me mjete rrethanore
21/11 16:42
Top Channel/ Protestuesit te rruga e Kavajës, hasen me kordonin e policisë dhe kthehen mbrapsht
21/11 16:41
Top News – Protestuesit nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit, largohen nga Ministria e Arsimit
21/11 16:24
Top Channel/ Protesta e studentëve, të rinjtë nisën marshimin nga Ministria e Arsimit
21/11 15:36
Top News – Porositë e Ramës për PS e Tiranës: Mos hiqni njeri nga puna se do e fitojmë kryeqytetin
21/11 15:31
Top Channel/ Lind Lëvizja Studentore Kombëtare, delegatët e LSK mblidhen në Politeknik
21/11 15:14
Top News- Berat, sekuestrohen 14 pasuri / Apartamente e toka, produkt i trafikut të drogës në Europë
21/11 15:01
Top News- Në kërkim për abuzim me të mitur/ Arrestohet 41-vjeçari i dënuar me 9 vite burgim
21/11 15:00
Top News- Shpërndanin kanabis në shkolla/Arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër, procedohet shoku
21/11 14:59