Ish Zv. Kryeministrja Belinda Ballukut u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme ku iu komunikua mbyllja e hetimeve për një fraksion të dosjes së saj, që lidhet me tenderat gjatë kohës që drejonte AlbControl dhe marrjen e pandehur për katër akuza. Balluku është marrë e pandehur për akuzat e korrupsionit, korrupsionit të zyrtarëve të lartë, shkelje të barazisë në tendera dhe mosdeklarim dhe fshehje pasurie. Në fraksionin e dosjes që u mbyll, ish zv.Kryeministrja dyshohet për korrupsion me disa tendera, ku në një procedurë, sipas dosjes së SPAK ka përfituar një vilë nga kompania Eurocol në pronësi të biznesmenit Pandeli Carapuli.