Top News – Abazoviç ‘me dorë të hekurt’ / Më shumë sanksione kundër Rusisë
05/03/2022 18:00

Zëvendëskryeministri, njëherësh mandatari për Qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka biseduar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, lidhur me luftën në Ukrainë. Sipas një njoftimi të Qeverisë së Malit të Zi, Abazoviç ka thënë se shteti i tij qëndron me aleatët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të mbrojtur vlerat e civilizimit. “Mali i Zi është i gatshëm të zgjerojë sanksionet në mënyrë që të ndjekë plotësisht politikën e jashtme të BE-së. Ne do të monitorojmë situatën me oligarkët rusë dhe do të ndërmarrim të gjitha masat në përputhje me ligjin nëse ata vijnë në Mal të Zi. Në mënyrë që të ruhet stabiliteti dhe siguria e shtetit, ne po ndërmarrim veprime që kanë për qëllim të luftojnë ndikimin malinj në Mal të Zi, që më herët ka rezultuar me dëbimin e një diplomati rus nga Ministria për Punë të Jashtme”, ka thënë Abazoviç. Ai po ashtu ka thënë se Mali i Zi do të dërgojë ndihmë shtesë humanitare dhe financiare, por edhe ndihmë ushtarake, sapo të përfundojnë proceset e brendshme në vend. Sipas njoftimit, Escobar e ka falënderuar Malin e Zi për partneritetit dhe ka përsëritur qëndrimin se Podgorica mund të llogarisë në mbështetjen e Uashingtonit. Mali i Zi ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës dhe ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë. Ky shtet, si pjesë e NATO-s, ka thënë se do të mbështesë të gjitha politikat e aleancës ushtarake.

Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56