Top News – 9 vjeç në timon…/ Do të çonte në det motrën e vogël
04/06/2021 12:41

Policia e Utah-s është shokuar kur zbuloi se një nëntë vjecare kishte ngarë makinën, bashkë me motrën e saj katër vjecare në sediljen e pasagjerit, për të shkuar në det. Motrat i thanë oficerëve se ato po shkonin në kaliforni sepse donin të notonin në oqean. Ato kaluan me makinë në dy rrugë kryesore, goditën një makinë tjetër dhe më pas u përplasën me një kamion. Të dy motrat, sidoqoftë kishin vendosur rripat e sigurimit dhe nuk u lënduan në incident. Vajzat, sic rrëfyen vetë ato, ishin zgjuar që në orën 3 të mëngjesit dhe kishin marrë makinën e prindërve ndërsa këta të fundit ishin ende në gjumë. Plani i tyre ishte që të udhëtonin deri në kaliforni, udhëtim ky që zgjat për rreth 10 orë, për të notuar në oqean. Nëntë vjecarja e kishte ngarë makinën për 16 km para se të godiste një makinë tjetër, kishte kaluar më pas përmes një zonë me qarkullim të kufizuar dhe ishte përplasur me një kamion. Shoferi i kamionit, që po ashtu nuk ishte lënduar, kishte telefonuar më pas policinë. Videot nga kamerat në trupin e policëve tregonin pasojat e aksidentit dhe makinën e dëmtuar. Një prej oficerëve dëgjohet të thotë: Kjo është cmenduri, ajo po nget makinën.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43