Top News-72 orët më kritike në 10 vitet e fundit/Vuçiç takon natën serbët e Kosovës, mbledh qeverinë
04/11/2022 13:00

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar bisedime dhe telefonata gjatë gjithë natës me serbët e Kosovës në lidhje me situatën e krijuar ditët e fundit. Sipas gazetës serbe Blic, Vuçiç pas këtyre telefonatave ka thënë se 72 orët e ardhshme do të jenë më të vështirat e 10 viteve të fundit kur bëhet fjalë për Kosovën. "Live dhe me telefon bisedat kanë zgjatur deri në orën 5:30 të mëngjesit. Serbët janë të indinjuar. Pika e fundit e diskutimit ishte shkarkimi i drejtorit rajonal të Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç, për të cilin Albin Kurti nuk ka asnjë autoritet. Ai nuk mund të zëvendësohet" – thotë një burim i “Blic” i njohur me detajet e bisedës. Sipas informacioneve të “Blic”, të shtunën do të caktohet mbledhja e Qeverisë së Serbisë, ku do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai do të njoftojë anëtarët e Qeverisë për situatën në Kosovë. Serbët nga Kosova do të kenë edhe një sërë takimesh, ndërsa të shtunën pritet një tubim i madh në Mitrovicë ku do të zbulojnë planin e tyre para qytetarëve. "Do të jenë 72 orët më të vështira në 10 vitet e fundit dhe në ditët në vijim shumë gjëra do të bëhen më të qarta" – përfundon burimi. Të enjten kryeministri i Kosovvs njoftoi pezullimin nga detyra të drejtorit të policisë në Mitrovicës Nenad Gjuriç për shkak se ky i fundit nuk ka pranuar që të zbatojë vendimin e qeverisë së vendit për dhënien e qortimeve për riregjistestrimin e targave.

Top News- Rënia e rreshterit Bunjaku në Banjskë/ Politika nderon dëshmorin: Agresori vijon i lirë
24/09 12:34
Top News-Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin/ ‘Marrëveshjet e arritura nga Dialogu, janë të detyrueshme’
23/09 14:30
Top News- ‘Ishte një fyerje ndaj viktimave’/ Kroacia kritikon Serbinë për nderimet ndaj Mlladiç
23/09 13:18
Top News- Gafa e ambasadores serbe në Spanjë/Puth flamurin e Holandës dhe bën shenjën e tre gishtave
23/09 10:43
Top News- Athina i përgjigjet Turqisë: “Kimonas” dhe “Centaurus” përballë armatës turke
22/09 22:57
Top Channel/ Paga minimale 1400 euro në Malin e Zi, qeveria miraton paketën e quajtur euromodel
22/09 12:27
Top News – Serbia ‘robotizon’ ushtrinë / Tregon ‘qentë’ kinezë në stërvitjen treditore
21/09 13:22
Top News – 10 mijë euro për të jetuar në Çamëri. Greqia plan për ripopullimin të zonave kufitare
19/09 20:00
Top News – Rritje pagash nga janari në Mal të Zi/ Spajiç: Minimalja arrin deri në 1,400 euro
18/09 13:04
Top News- Shqiptarë e serbë, ‘sherr’ për indianët/ Ironia në Instagram: Ejani në Tiranë e Serbi
17/09 13:49
Top Channel/ Dënimet në Hagë, Vuçiçit nuk i del inati me shqiptarët, kërcënon e shpërthen ndaj Ramës
16/09 23:18
Top News- Vuçiç i pakënaqur me Hagën, mesazh serbëve: Mos festoni, vendimi jo përfundimtar
16/09 22:28
Top News- Tjetër arratisjeje e Alket Rizait/ Theu lejen e posaçme, Greqia e shpall në kërkim
14/09 11:28
Top News- ‘Popull serb ka në Serbi’/ Haxhiu përplaset me deputetin e Listës Serbe
09/09 17:30
Top News- Mitsotakis hap thesin: 400 euro për pensionistët, rritje pagash dhe ulje taksash në Greqi
06/09 12:07
Top News- “Krenar që nuk dorëzova asnjë serb në Hagë”/ SNS kandidon Vuçiçin për kryeministër
05/09 21:15
Top News-‘Serbët në veri janë të rrezikuar’/ Vuçiç propagandë për rrezik pas hapjes së Urës së Ibrit
04/09 22:00
Top News-Marta Kos anulon vizitën në Serbi/Nderimet për Mladiç, shpërthen Vuçiç: Mos më jep leksione
04/09 20:30
Top News – Ul taksat, rrit pagat, redukton çmimet…Mitsotakis prezanton planin para zgjedhjeve
04/09 14:24
Top News – Lotët e serbëve për “kasapin e Ballkanit”. BE – Nderimi i Mlladiçit, i papranueshëm
04/09 13:50