Në Francë janë raportuar 7 raste të humbjes së jetës, të lidhura me valën e të nxehtit që ka përfshirë pjesë të Evropës në ditët e fundit. Tetë departamente në Francën perëndimore u vunë nën paralajmërim portokalli për valë të nxehti këtë të martë, i pari për muajin maj.