5 persona janë vënë në pranga dhe 15 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se dëmtuan me sende të forta dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, gjatë mesditës së kësaj të hëne. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, mes të arrestuarve është edhe një i mitur 16 vjeç. Gjatë kontrollit fizik të të miturit, policia thotë se ka gjetur lëndë piroteknike, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.