271 persona janë arrestuar nga policia gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme që kanë përfshirë Tiranën. Sipas uniformave blu, gjatë ndalimeve të kryera ka rezultuar se 51 persona kanë qenë me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, prostitucionit, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vjedhjes, mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, por dhe armëmbajtjes pa leje apo veprave të ndryshme penale. Ndërkohë vetëm gjatë tubimit së hënës u arrestuan 33 protestues dhe u proceduan penalisht 41 të tjerë.