Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me efektivët e policisë së shtetit pas 6 ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet. Teksa ka sulmuar protestuesit e dhunshëm si të radikalizuar nga Antifa, kreu i qeverisë ka premtuar se do të rrisë rrogat për efektivët e policisë që nga 1 janari. Po ashtu Rama premtoi një shpërblim prej 2500 eurosh për të gjithë efektivët që po përballen këto ditë me dhunën në protesta. Kryeministri po ashtu shprehu gatishmërinë për dialog me këdo dhe kurdo, përveç atyre që mbështetin dhunën.