Top News- Putin provokon hapur NATO-n dhe luan me zjarrin…tanket e avionët “çajnë” ajrin
15/09/2025 22:13

Në një fushë të gjerë, avionët luftarakë rusë dhe bjellorusë hapën zjarr ndërsa tanket shkatërruan shtëpi të improvizuara prej druri dhe zhurma e dronëve mbushi ajrin. Pak çaste më vonë, trupat hynë me forcë, duke ngritur flamujt e aleatëve mbi një copë toke të “çliruar” të konsumuar nga flakët. Ishte kjo panorama e stërvitjeve ushtarake Zapad-2025 dhe e organizuar në poligonin e stërvitjes Borisov në Bjellorusi, që u cilësua si një përgjigje mbrojtëse ndaj një pushtimi imagjinar perëndimor - në fakt të NATO-s. Zapa , që është fjala ruse për "perëndim", i referohet stërvitjeve ushtarake të përqendruara. Megjithatë, shfaqja e fuqisë së zjarrit, e dëshmuar gjatë një vizite të rrallë të medias perëndimore në shtetin autoritar të Bjellorusisë, ka ngjallur shqetësim në kryeqytetet evropiane mes tensioneve rajonale në rritje dhe frikës se Moska po heton mbrojtjen e NATO-s pasi dronët rusë hynë në Poloni dhe Rumani javën e kaluar. “Stërvitjet, sipas mendimit tonë, janë të hapura në mënyrë të paprecedentë. Ne nuk paraqesim asnjë kërcënim për askënd dhe mbështesim ndërtimin e një dialogu konstruktiv dhe pragmatik”, u tha gazetarëve pas stërvitjeve Valery Revenko, një zyrtar i lartë ushtarak bjellorus. Ai shtoi se stërvitjet, që pritet të përfundojnë të martën, ishin zvogëluar për të nxjerrë në pah natyrën e tyre mbrojtëse dhe u mbajtën më larg kufijve të NATO-s sesa ishte planifikuar fillimisht, në atë që ai e përshkroi si një përpjekje për të ulur tensionet në Evropën Lindore .

Top Channel/ TikTok ndryshon “pronarin”, Trump: Të rinjtë do të jenë të lumtur
15/09 23:03
Top Channel/ Rusia: Jemi në luftë me NATO, po ndihmon ushtarakisht Kievin
15/09 22:43
Top News- “Izraeli të trajtohet si Rusia”, kryeministri spanjoll kërkon përjashtim nga garat sportive
15/09 22:15
Top News- Putin provokon hapur NATO-n dhe luan me zjarrin…tanket e avionët “çajnë” ajrin
15/09 22:13
Top Channel/ Bjellorusia dhe Rusia “luajnë me zjarrin”, reagon BE: Jemi gati për çdo kërcënim
15/09 21:14
Top Channel/ Armatimit në Europë i ka kaluar mosha? Kina përfiton, dronët ukrainas…
15/09 21:13
Top Channel/ Elon Musk blen 2.57 milionë aksione të Teslës, rriten me gati 5% aksionet
15/09 21:09
Top Channel/ Trump ”shpëton” TikTok nga ndalimi në SHBA! Ja çfarë përfshin marrëveshja
15/09 21:08
Top News – NATO është në luftë me Rusinë! Kremlini: Kjo është e qartë, nuk duhen prova
15/09 15:15
Top News – NATO stërvitet në Grenlandë pa SHBA-në / Manovra të gjera ushtarake, ‘Arctic Light 2025’
15/09 15:08
Top News – Gjiganti gjerman i mbrojtjes…Do ndërtojë luftanije, blen prodhuesin e madh
15/09 15:07
Top News – Rubio në Izraeli, takon Netanyahun / ‘Hamasi mori zemër nga Britania e Franca’
15/09 15:03
Top News – ‘Fiket’ Starlink, probleme në gjithë botën / Ndërprerje e shkurtër edhe në Ukrainë
15/09 14:04
Top News – Rusia kërcënon Evropën: ‘Do përndjekim këdo që merr asetet tona’
15/09 13:55
Top News – SHBA dërgon ‘Typhon’ në Japoni / Ndez garën e armatimeve, tërbohet Pekini
15/09 13:37
Top News – Ushtarakë amerikanë në Bjellorusi / Ndjekin stërvitjet me Rusinë, ‘vizitë e papritur’
15/09 13:37
Top News – Vera ekstreme që kaloi Evropa…43 miliardë euro dëme, analiza zbulon koston
15/09 12:11
Top News – ‘Shteti bërthamor është i pakthyeshëm’ / Koreja e Veriut ‘krenohet’ në Kombet e Bashkuara
15/09 12:00
Top News – Belgjika nxjerr ushtrinë në rrugë / Luftë me bandat e drogës nën shembullin e Trump
15/09 11:51
Top Channel/ Lufta me Rusinë, Kievi kërkon 120 miliardë USD për mbrojtjen: Do paguajmë ushtarët…
15/09 11:49