Kryeministri Rama mori pjesë në Konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit", organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, ku zëra të institucioneve europiane e vendase diskutuan mbi një nga sfidat më të rëndësishme që prek demokracitë dhe sigurinë europiane: manipulimin dhe ndërhyrjen e huaj në informacion. Kreu I qeverisë tha se manipulimi i informacionit nuk vjen më vetëm me uniform por dhe përmes fushatav të rrjeteve socaile, ndërsa e krahasoi këtë kërcënim me ‘Kalin e Trojës’, ajo çka ndodh me demokracinë është se demokracia ka të bëjë me çarjet në dritë të diellit se demokracia në vetvete nuk ka të bëjë me fshehjen këtyre çarjeve, por me përballjen, me këto çarje në mënyrë të hapur dhe pikërisht është kjo hapje që përbën dhe cenueshmerinë e saj nga armiqtë e demokracisë të cilët gjejnë në një të çarë, shtegun për të hyrë ashtu si Kali i Trojës. Besoj jeni mjaft të informuar për të ashtuquajturin revolucion të flamingove. Është në fakt një shembull i jashtëzakonshëm i një plase, i një çarje që natyrisht edhe krijuar që u bë në fakt një mënyrë për të hyrë për armiqtë tanë për të organizuar një operacion shumë të madh troll-esh dhe avatarësh.