Qindra qytetarë vlonjatë, pushues vendas dhe turistë të huaj mbushën mbrëmjen e së dielës shëtitoren "Lungomare" në Vlorë për të ndjekur nga afër spektaklin e "Portokallisë", që solli humor dhe argëtim në një nga pikat më të frekuentuara të qytetit bregdetar.