24-vjeçarja, Rozalina Plaka, prindërit e së cilës u vranë në tragjedinë e ndodhur në Vidhishtë të Roskovecit, pritet të merret sërish në pyetje nga prokurorët e çështjes. Burime pranë grupit hetimor thanë se dëshmia e saj e parë, e dhënë menjëherë pas përfundimit të pengmarrjes, ka qenë e paplotë për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.