25-vjeçarja Rozalina Plaka ka rrëfyer se në momentin e sulmit ne shtepi ishte në gjumë dhe është zgjuar nga krismat e armës. Sapo ka dalë nga dhoma, ka parë të atin të shtrirë në tokë. Nertil Buzi, e ka kërcënuar me armë, e ka marrë me forcë dhe e ka futur në automjet, duke u larguar drejt zonës kodrinore të Kurjanit, ku e mbajti peng për rreth katër orë.