Top Channel/ Greva e doganierëve grekë bllokon Kakavijën dhe krijon vonesa në kufi
27/07/2026 12:23
Dhjetëra automjete u përballën me pritje të gjata mëngjesin e kësaj të hëne në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, si pasojë e pezullimit të përkohshëm të punës nga pala greke për shkak të një greve të paralajmëruar të punonjësve të doganave.