Është liruar nga Komisariati nr.1 në Tiranë një nga organizatorët e protestës, Arben Kola, si dhe një tjetër protestuese e shoqëruar gjatë tubimit të sotëm. Kola dhe protestuesja ishin shoqëruar nga policia pas tensioneve të krijuara gjatë protestës para Parlamentit, ku pati përplasje mes disa protestuesve dhe forcave të rendit.