Top Mews – BE: Ju mbështesim, por ka kushte/ Ndihma për 7 vite, nëse do të zbatohen reformat
03/06/2021 18:33

Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian kanë arritur të enjten një marrëveshje për përdorimin e mjeteve nga buxheti i BE-së për të ndihmuar vendet në procesin e zgjerimit. Bëhet fjalë për programin IPA 3 nga i cili për këto shtete në shtatë vitet e ardhshme do të vihen në dispozicion 14.2 miliardë euro. Këto mjete do të ndahen për Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Risi në këtë marrëveshje është se kjo ndihmë do të jetë e kushtëzuar me sundimin e ligjit dhe respektimin e vlerave demokratike në vendet kandidate. BE do të ketë mundësi edhe të pezullojë ndihmën për këto shtete në rast se do të ketë përkeqësim të situatës në sundimin e ligjit dhe ecje prapa në zhvillimin e demokracisë. Nga viti 2021 deri në 2027 ndihmat do të përdoren për zbatimin e reformave institucionale, ekonomike, sociale. Këto reforma do të ndihmojnë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë që të avancojnë drejt arritjes së standardeve evropiane dhe rritjes së sigurisë së përbashkët. Ndonëse fokus kësaj radhe i jepet edhe çështjeve që kanë të bëjnë me migracionin, në KE kanë sqaruar se mjetet financiare që i janë caktuar Turqisë për t’u përballur me sfidat e migracionit, nuk janë nga instrumentet e IPA-s por nga linjat e tjera buxhetore të Bashkimit Evropian. Parlamenti Evropian ka nënvizuar se është e rëndësishme të ketë një qasje strategjike dhe të mbahet kushti i pezullimit të ndihmës për shtetet që nuk do të respektojnë vlerat e përbashkëta evropiane, sidomos ato që kanë të bëjnë me liritë themelore, demokracinë dhe lirinë e mediave. Fokus i veçantë do t’i jepet edhe ruajtjes së mjedisit. Kryetari i Komisionit për politikën e jashtme David McAllister, duke komentuar arritjen e marrëveshjes, tha se “është një lajm i jashtëzakonshëm për shfrytëzuesit e instrumenteve të IPA 3, pasi është arritur një marrëveshje e shumëpritur.” Mjetet financiare nga të ashtuquajturat “instrumentet e para-anëtarësimit” (IPA) pritet të ndihmojnë që vendet e Ballkanit Perëndimor të rrisin edhe tërheqjen e investimeve private. Këtë BE do ta ndihmojë edhe përmes një kornize të posaçme për tërheqjen e investimeve në Ballkanin Perëndimor të prezantuar vitin e kaluar.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43