Top Channel/ Zhytje në 8 mijë metra thellësi/ Shkencëtarët vendosën sensorë në dy pllaka tektonike
18/03/2022 12:27

Një grup shkencëtarësh kanë zbritur 8,000 metra thellësi në hendekun Atacama në oqeanin Paqësor, për të zbuluar botën nënujore dhe për të instaluar kamera. “Kemi zbritur aty ku njeriu nuk kishte arritur më parë”, tha studiuesi Osvaldo Ulloa, i cili drejtoi ekspeditën. Ulloa drejtonte grupin e tre personave që zbritën me nëndetësen e posaçme në hendekun Atacama në oqeanin Paqësor, e cila llogaritet se zgjat për 5,900 km nga Ekuadori në Kili. Ekspedita "Atacama Hadal" përbëhej gjithashtu nga eksploratori amerikan Víctor Vescovo, dhe kileni Rubén Escribano. Ajo nisi më 13 janar e zgjati 12 ditë në brigjet e Tal Tal, në veri të Kilit. "Që në thellësinë 100 metra nuk kishte më fare dritë dhe një heshtje vdekjeje të thellësisë," thotë Ulloa. “Atëherë ishte e nevojshme ndezja e dritave të fuqishme të instaluara jashtë kapsulës së nëndetëses, për të parë atë që syri i njeriut nuk kishte parë kurrë”, shton ai. "Hasëm disa struktura gjeologjike dhe pamë një kastravec deti të shkëlqyeshëm që nuk kishim regjistruar më parë”. Sipas shkencëtarëve, hendeku i Atacama gjendet në vendin ku takohen pllaka tektonike Nazca me pllakën amerikano jugore, që kanë shkaktuar shumicën e tërmeteve në rajon. "Ne do të vendosim tre sensorë në Pllakën Amerikano-jugore dhe dy në Pllakën Nazca për të parë sesi deformohet dyshemeja e oqeanit”, tha Ulloa.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43