Mbajtja e zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore të Kosovës është vënë në pikëpyetje për shkak të tensioneve në Mitrovicë të Veriut e Zubin Potok. Koha e shkurtër e organizimit të tyre po ashtu ka paraqitur problem për Misioni Vëzhgues i Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian që deklarojnë se nuk do të monitorojnë zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit.