Presidenti i Ukrainës doli sërish kundër homologut amerikan Donald Trump. "Qëndrimi im ndaj Putinit është shumë i qartë. Unë besoj se nëse i heqim sanksionet, do ta bëjmë atë më të fortë . Sigurisht, kjo nuk është një çështje personale midis meje dhe Trump. Unë jam kundër çdo heqjeje të sanksioneve", tha Zelesnky në një intervistë me CNN. Vladimir Putin "po luan me jetën e njerëzve të tjerë dhe, sigurisht, nuk dëshiron ta ndalojë luftën ", shtoi presidenti ukrainas. "Ajo që kërkojmë nga partnerët tanë është të mos i japin atij mundësinë të forcojë veten dhe të na shkatërrojë", theksoi ai.