Top Channel/ Zbulohet plani! SHBA, kampe në Kosovë? Do ndiqet modeli i “Gjadrit”
03/04/2025 19:57

Kosova mund të kthehet në një vend pritës të emigrantëve të parregullt nga Shtetet e Bashkuara, që presin riatdhesimin drejt vendeve të tyre. Modeli italian për t’i përdorur kampet e ngritura në Shqipëri për emigrantët që iu është refuzuar qëndrimi në Itali dhe që janë në pritje të riatdhesimit drejt vendeve të tyre, duket se do të ndiqet jo vetëm në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga të dhënat më të fundit nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Shtetet e Bashkuara kanë nisur diskutime me Libinë dhe vende të tjera në Afrikë, Amerikën Latine dhe Evropën Lindore për të identifikuar destinacione alternative për të rivendosur emigrantët që janë dëbuar nga territori i SHBA-së, por që nuk mund të kthehen drejtpërdrejt në vendet e tyre të origjinës. Kështu raporton “Wall Street Journal”, duke cituar burime nga administrata amerikane, sipas të cilave vendet e kontaktuara përfshijnë edhe Libinë, Ruandën, Beninin, Moldavinë, Mongolinë dhe Kosovën. Në krye të kësaj përpjekjeje është Stephen Miller, zëvendës shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe një figurë kyçe në përpjekjet e vijës së ashpër të imigracionit. Miller po përpiqet të kopjojë modele tashmë të testuara nga vende të tjera perëndimore, si marrëveshja e vitit 2022 midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës dhe ajo midis Italisë dhe Shqipërisë.

Top Channel/ Kosova feston Ditën e Forcës. Kazerma “Adem Jashari” hap dyert për qytetarët
27/11 15:19
Top Channel/ Integrimi në BE, Shiroka-Pula: Kosova të trajtohet si e barabartë me të tjerët!
27/11 14:58
Top News-‘Dita e Forcës’ në Kosovë/ Presidentja-FSK-ja, garanci për mbrojtjen e sovranitetit
27/11 12:07
Top Channel/ Ligji për “specialen” në Kosovë, Kuvendi nderon luftëtarët e lirisë
26/11 19:45
Top Channel/ 29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë
26/11 14:52
Top News – Sekuestrohen mbi 1 milion euro. Tre të arrestuar në Kosovë, mashtruan e zhvatën qytetarët
26/11 14:11
Top Channel/ BE, Shqipëria merr fondet e Kosovës? Von der Leyen: “I kalojnë kujt e meriton”!
26/11 12:01
Top News- Kurti nuk tërhiqet për Milan Radoiçiç/ Kërkon nga Brukseli që Serbia ta dorëzojë
25/11 22:10
Top News- Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë/ Shifra të larta, mbi 2.000 raste dhune në familje
25/11 21:30
Top News – Kurti kërkon hapjen e negociatave. ‘Kemi bërë përparime në demokraci dhe ekonomi’
25/11 20:45
Top News-Rriten çmimet e importit dhe prodhimit/Kosovë, rritje me 5% në 3-mujorin e tretë
25/11 16:25
Top Channel/ Kosova në veprën e Kadaresë. Ekspozohen dorëshkrime, letra dhe botime të rralla
25/11 15:26
Top News- Mashtrim në emër të Policisë/ Qytetarët në Kosovë kërcënohen me arrestim
25/11 14:01
Top Channel/ Prishtina kuq e zi, Ambasada e shqiptare organizon pritjen për 28 dhe 29 Nëntorin
25/11 12:27
Top News – ‘Vendos emrat tanë te varri mamit’/ Avokati i Liridona Ademajt ndan mesazhin prekës
25/11 12:14
Top News- Mbi 40 lloje armatimi/ Qeveria e Kosovës publikon raportin për fuqizimin e FSK-së
25/11 10:54
Top Channel/ Vrasja e Zekajt, pranga ish-vjehrrës! Zgjerohen hetimet për krimin
24/11 19:57
Top News- Nxitën vrasjen e Arlindës / Pas bashkëshortit, arrestohet edhe vjehrra dhe kunati
24/11 14:09
Top News – ‘Unë kam me të prit vëlla’/ Rrëfimi prekës i Daut Krasniqit: Jakup, dua veç një përqafim
24/11 11:19
Top News – 87 mijë vende pune në Kosovë/ BB: Realizohen nëse zbatohen reforma të shpejta
24/11 10:21