Zbulohet një mozaik i ri në bazilikën paleokristiane në Elbasan. Gërmimet kanë treguar se kisha ka kaluar të paktën dy rindërtime madhore me nivel të lartë arkitektonik dhe artistik, të shoqëruara me vendosjen e mozaikëve të rinj dhe modifikime të tjera strukturore.