Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku një 20-vjeçar francez, Miguel Mendes, është gjetur i pajetë pranë një plazhi. I riu ndodhej në Ksamil së bashku me një grup turistësh francezë, ndërsa në qendër të hetimeve është vendosur 29-vjeçari Sokrat Vata, banues në Has.