Emisioni “Fiks Fare”, në Top Channel, solli dëshmi të reja ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Në emisionin e të mërkurës, u publikua dëshmia e babait të Mirzeta Kashnicës, punonjëse në Ministrinë e Infrastrukturës, Zaim Krasniqi (alias Dhimitër Kashnica), i cili rrëfeu kalvarin e gjatë të së bijës, kërcënimet me jetë, si dhe vetëvrasjen e bashkëshortit të saj. Gjithçka filloi, pasi Kashnica ishte e vetmja që refuzoi shkeljet e Ballukut dhe vartësve të saj për tenderin e tunelit të Llogarasë.