Vetëm dhjetë minuta pasi shkoi në shtëpinë e saj e shoqëruar nga policia, ku denoncoi dhunën në familje, Arlinda Zekaj u vra nga ish-kunati, Albert Sylaj. Ajo u godit me mjet të mprehtë, e i dyshuari vazhdon të jetë në arrati, derisa ish-bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për mospërfillje të gjykatës.