Top Channel/ “Verë dhe portokalle” në Fier, aktorët dhuruan spektakël në një mbrëmje të veçantë
26/07/2026 12:29

Humori, muzika dhe energjia pozitive pushtuan mbrëmjen e së shtunës qendrën e Fierit, aty ku trupa e njohur e "Portokallisë" solli spektaklin veror "Verë dhe Portokalle", një nga eventet më të dashura të sezonit. Prej më shumë se dy dekadash, "Portokallia" ka qenë pjesë e pandarë e ekranit shqiptar, duke u kthyer në një fenomen të humorit dhe në një prej trupave artistike më të dashura për publikun. Me personazhe që kanë lënë gjurmë ndër vite dhe me aktorë që kanë fituar zemrat e shikuesve, edhe këtë verë ata po udhëtojnë në qytete të ndryshme të vendit për ta sjellë humorin sa më pranë publikut. Për aktorët, ky turne veror është një mënyrë për të falënderuar publikun që i ka mbështetur ndër vite, duke e çuar humorin në çdo cep të Shqipërisë dhe duke krijuar një atmosferë festive në qytetet ku ndalen. "Publiku i Fierit ishte i jashtëzakonshëm. Na dhatë shumë dashuri dhe energji. Faleminderit për mikpritjen." Turneu "Verë dhe Portokalle" nisi nga Librazhdi, ndalesën e radhës e pati në Fier dhe do të vijojë në Vlorë, ku trupa do të sjellë sërish humor, argëtim dhe emocione për pushuesit dhe banorët gjatë sezonit turistik. Një mbrëmje që konfirmoi edhe një herë se "Portokallia" mbetet një nga trupat artistike më të dashura dhe më të ndjekura nga publiku shqiptar, duke bashkuar breza të tërë përmes humorit dhe duke e kthyer çdo shfaqje në një festë të vërtetë.

Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59
Top Channel/ Kërkohet heqja e pllakateve. Instituti: Të ruhen në muze
07/10 20:12