Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur grevën brenda ambienteve të Burgut të Fierit, duke refuzuar zyrtarisht ushqimin e ofruar nga ky institucion i vuajtjes së dënimit. Burime pranë institucionit konfirmojnë se ky akt vjen si një shenjë proteste ndaj asaj që pala mbrojtëse dhe mbështetësit e tij e konsiderojnë një "transferim të padokumentuar" dhe të paligjshëm nga burgu i Durrësit drejt atij të Fierit.