Top Channel/ Veliaj dhe Noizy shërbejnë drekën e Fitër Bajramit në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi”
21/04/2023 16:55

Bashkia e Tiranës shtroi sot një drekë festive, me rastin e Fitër Bajramit, në të gjitha qendrat e saj sociale, për familjet në nevojë, të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuar Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe këngëtari i njohur Noizy shërbyen drekën në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi” në Tiranë. Veliaj tha se është shumë e rëndësishme që, sidomos në ditë festash dhe në ditë të vështira, të qëndrojmë afër njëri-tjetrit. “Ju falenderoj shumë për iftaret që keni shtruar gjatë gjithë muajit të shenjtë të Ramazanit, sepse në kohë festash, në kohë ku komuniteti bëhet bashkë, ata që kanë një situatë familjare apo një vështirësi, e ndiejnë më shumë mungesën e një të afërmi. Kur jemi bashkë vërtet gëzimi dyfishohet dhe më vjen mirë që kemi nisur këtë traditë, ku gjithmonë na bashkohet një shok, një shoqe e mirë, për të shërbyer dhe për të kuptuar se i kemi lidhur jetët bashkë, i kemi lidhur fatet bashkë. Nuk mundet që ca të ecin përpara, ca të rrinë mbrapa. Do ecim të gjithë përpara bashkë dhe do bëjmë maksimumin. Gjergj Fishta thoshte: Kemi Bajram, kemi Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë. Për sa kohë që Shqipëria jonë e vogël, zemrën e ka të madhe për t’i respektuar të gjithë, jam shumë i lumtur që Bashkia e Tiranës, siç ka respektuar edhe Krishtlindjen, edhe Pashkën, respekton edhe komunitetin mysliman me fishekzjarret mbrëmë dhe me organizimet sot, edhe me sistemimin e parkimit”, tha Veliaj.

Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37
Top News- Begaj takime në Presidencë/ Diskuton me ambasadorë e ish-presidentë për protestat
20/10 20:37