Sot u mbajt ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare. Arkmorti mbërriti në sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe më pas u vendos në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit. Figura të shquara të politikës shqiptare, bashkëpunëtorë të tij, por jo vetëm, kanë nderuar Servet Pëllumbin. Pas ceremonisë mortore arkmorti u përcoll drejt varrezave të Sharrës, ku do të prehet ish-kryetari i Kuvendit.