Banorë të Arapajt ngrenë alarmin për një situatë që, sipas tyre, po del jashtë kontrollit. Konfliktet e vazhdueshme me një familje të ardhur në zonë vitet e fundit kanë krijuar tension dhe pasiguri, ndërsa shqetësimi kryesor mbetet rreziku për jetën e fëmijëve në rrugë dhe përsëritja e një ngjarjeje të rëndë, si ajo e Spitallës. Sipas banorëve, konfliktet janë të vazhdueshme dhe përfshijnë lëvizje me shpejtësi në rrugën e ngushta, manovra të rrezikshme me automjete dhe përplasje verbale e fizike. Pavarësisht denoncimeve, banorët shprehen se situata vijon të përkeqësohet ndaj kërkojnë zgjidhje konkrete për të garantuar qetësi dhe siguri në komunitet.