Pak javë para ditëlindjes së 35-të të Partisë Socialiste, të majtët përcollën për në banesën e fundit një ndër themeluesit e forcës së tyre politike, Profesor Servet Pëllumbin. Me sy të përlotur, i biri Arben Pëllumbi tregoi boshllëkun e madh që la pas në familje ndarja e tij nga jeta. Ish kryetari i kuvendit, Namik Dokle foli për betejat politike gjatë tranzicionit teksa kryeministri Edi Rama e pikturoi profesorin e socialistëve si një njeri babaxhan dhe progresist.