Në të njëjtën lagje ku u përplasën për vdekje dy të mitur në Durrës, një automjet është aksidentuar këtë të mërkurë duke u përmbysur në rrugë. Drejtuesi i mjetit “Ford” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me makinat e parkuara, dhe më pas është përmbysur në rrugë. Ai ndodhej së bashku me babanë në automjet, ndërsa të dy janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.