Top Channel/ Familjarët rrëfejnë tragjedinë! Rrëqethin babai dhe gjyshja e 13-vjeçarit në Durrës
06/05/2026 19:50

Në mesin e një dhimbjeje të madhe, familja Muçaj hapi dyert për Top Channel duke rrëfyer pengjet, ëndrrat e djalit të saj dhe të pathënat e tragjedisë më të rëndë që ka pësuar e gjithë zona dhe qytetit të Durrësit, vitet e fundit. “Ikja, lëvizja, tani më preu krahët. Këto ditë i kaloj se kur dal në çdo cep më duket sikur më thërret: ‘o babi, po pse s’më merr?’. Do vij o babi, i them, do vij. Kështu që s’kam komente. Çfarë të them më? Flas, kudo në çdo cep e shoh, më del. ‘Pse s’më merr babi?!’, më thotë. Do vij, i them. Vetëm më thërret”, u shpreh babai Ermal Muçaj. Enea humbi jetën teksa po shijonte një akullore bashkë me shokun e tij të ngushtë Klesin që gjithashtu humbi jetën. Bashkë me ta ishte dhe djali i hallës së Eneas, Arbioni, 8 vjeç, që sot iu nënshtrua një tjetër operacioni te spitali i Traumës. Enea kishte shumë ëndrra. Ishte shumë entuziast pasi këtë të premte do të shkonte me klasën në Vlorë, por… Veç pasionit për futbollin, ai projektonte të ardhmen e tij pranë të atit, për t’u bërë krah i fortë i familjes. “E shihja e buzëqeshte e i thosha ‘He merr bab do ti ngjash babit?’. ‘Po’ më thoshte. ‘Do bëj profesionalen, do vij me ty të ndihmoj’ thoshte. Mekanik… Ishte shumë i pasionuar..”, u shpreh i ati. Por kjo ëndërr u këput në mes nga një aksident që sipas familjarëve ishte i paralajmëruar, po jo i parandaluar. Babai denoncon neglizhencën e institucioneve, ndërsa denoncimet e vazhdueshme të tyre për autorin e dyshuar ranë në vesh të shurdhër. “Nuk ia kam pasur borxh njeriut edhe nuk e di. Nuk e di se si… do ishte parandaluar me 100 firma. Kishim muaj, muaj e muaj që merrnim tabulatet, telefonatat nga gjithë banorët e lagjes. Edhe policia vinte, qeshte… një gjë qesharake”, tha ai. Akuza e prindit rëndon mbi policinë dhe mungesën e sigurisë rrugore, ku rreziku, sipas tij është i pranishëm për të gjithë fëmijët. “Ishte i përditshëm, i përditshëm. Tapë. Ecte në mënyrë të pakontrollueshme, por policët e korruptuar e lanë, pinin kafe dhe kthenin fletën. Institucioneve do t’u thoshim: në rrugë s’po na i lini të kalojnë kalamajtë, në trotuar po na i shtypni. Tashti parqe s’keni bërë. Ku mund t’i lëmë fëmijët? Vetëm këtë të na thonë, se ku mund t’i lëmë?…”, u shpreh i ati. E mbytur nga dhimbja është edhe gjyshja e Eneas. Mes vuajtjes për nipin që rriti me sakrifica, ajo përpiqet të gjejë forcë, ndërsa pret me padurim të mësojë dhe ecurinë e nipit tjetër që mbeti i plagosur. “Gjyshe jam po mezi e kam rritur. Edhe më iku çuni, 13 vjeç tani… çfarë të them, siç më sheh. Mezi qëndroj në këmbë. Vetëm e keqja se duhet durim. Durim djali, do durim nusja. Ne jemi gjyshër, po këta janë prindër. Edhe kështu që… do bëj durim, po është dhimbje shumë e fortë”, tha gjyshja. Sot, e vetmja forcë që e mban në këmbë këtë familje janë dy fëmijët e tjerë. “Forcë shoh te ky, sikur atë e kam afër. Shoh këtë edhe gocën, them i kam afër, po ai prapë duket sikur më thërret”, u shpreh i ati. Ndërsa familja Muçaj dhe Nikolli, fqinjë prej një jete, kërkojnë forcë tek të gjallët, drejtësia mbetet e vetmja kërkesë që mund t’i japë pak paqe kujtimit të Eneas dhe Klesit, si dhe të merren masa konkrete për të parandaluar tragjedi të tjera në këto rrugë.

Top News – ‘Një pakicë po i vë flakën vendit’, Rama: Duan pushtetin me dhunë, s’e jap dorëheqjen
27/10 10:41
Top Channel/ “Ligji për Bankën e Shqipërisë duhet të ndryshojë” Yzeiraj: Të ruhet vlera e parasë
27/10 10:02
Top News – Reduktim të TVSH për ushqimet, drafti i qeverisë, taksa ulet nga 20 në 6 për qind
27/10 10:02
Top Channel/ Aksident në Fier, makina përplas këmbësoren, dërgohet me ambulancë në spital
27/10 09:10
Top News- “Shikoni çfarë vithe të mira”, Trump nuk përmbahet, komenton Nicki Minaj gjatë tubimit
26/10 23:15
Top News- Një kardiolog në krye të Listës Studentore, kush pritet të drejtojë qeverinë e re në Serbi
26/10 23:15
Top News- Zjarr e tym i zi, rrafshohet qyteti rus nga dronët ukraians/ Zelensky nis hakmarrjen
26/10 23:15
Top Channel/ KLSH zbulon kaosin me urbanët dhe kamerat në Tiranë: Nuk funksionojnë
26/10 23:07
Top Channel/ Tkurren numrat në shesh, pak njerëz në protestë, djegin fotot e Ramës me Vuçiç
26/10 23:01
Top Channel/ Rama i prerë për “Kathimerini: S’jap dorëheqjen (Zbulohen planin në buxhetin 2027)
26/10 22:50
Top News – 14 ditë protestë në Tiranë! Tubim pa përplasje, protestuesit: Rama të dorëhiqet!
26/10 21:55
Top News- “Nuk largohem”, Rama për Kathimerinin: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me molotov
26/10 21:53
Top Channel/ Protestë paqësore në ditën e 14-të në Tiranë, protestuesit marshojnë…
26/10 21:42
Top News- Macron frikë për trazira gjatë Halloween/ Premton masa konkrete për kërkesat e studentëve
26/10 21:27
Top News – MEPJ uron shqiptarët e Preshevës, mesazh qeverisë së re serbe dhe për Kosovën
26/10 21:08
Top News- Peshkatari shqiptar shpallet fajtor/ Transportonte ilegalisht me jaht emigrantë në Angli
26/10 20:44
Top News- Disfata e Vuçiç në zgjedhje/ Lista Serbe në Kosovë qëndron në heshtje
26/10 20:42
Studentët fitojnë në Serbi, ndryshon qeveria në Beograd? Vuçiç del jashtë loje, ja çfarë ndodhë
26/10 20:35
Top Channel/ Protesta pa incidente në bulevard, një grup qytetarësh sërish para kryeministrisë
26/10 20:18
Serbia me qeveri të re, a do të ndikojë te Kosova? / Analistët flasin në Breaking
26/10 20:08