Ish deputeti socialist, Musa Ulqini mori pjesë në ceremoninë mortore të ish kryetarit të kuvendit, Servet Pëllumbi, për të cilin tha se ishte profesori i socialistëve dhe i të majtës shqiptare dhe shtoi se gjatë kohës kur u burgos lideri i atëhershëm i PS Fatos Nano, Pëllumbi arriti ta menaxhojë të majtën shqiptare dhe Partinë Socialiste më një sukses të jashtëzakonshëm përballë presionit të mazhorancës.