Prej vitesh kërkojnë certifikimin e ullishteve, subvencione dhe mbështetje për shitjen e vajit të ullirit, por fermerët e Fierit thonë se kërkesat e tyre kanë mbetur pa përgjigje. Me një sezon të ri përpara, ata përballen sërish me të njëjtat probleme, kosto të larta prodhimi, mungesë fuqie punëtore dhe një treg që nuk arrin të përthithë prodhimin vendas.