Top Channel/ Ukraina, Trump ndërron mendje/ Presidenti amerikan: S’ka raketa me rreze të gjatë
15/07/2025 23:14

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se administrata e tij nuk do të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi. Ai theksoi se “nuk dëshiron që këto armë të përdoren për të goditur objektiva në territorin rus, veçanërisht në Moskë”, duke theksuar rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit. “Unë nuk jam në anën e askujt, dua që të ndalen vrasjet. Kjo është ana ku qëndroj,” u shpreh Trump, duke bërë thirrje për përmbajtje dhe zgjidhje diplomatike. Sipas gazetës The Financial Times, Kievi i ka kërkuar Uashingtonit raketa të tipit Tomahaëk, por frika se ato mund të përdoren për sulme të papërgjegjshme ka bërë që Shtëpia e Bardhë të hezitojë. Edhe administrata e mëparshme e Joe Biden kishte shprehur shqetësime të ngjashme për rrezikun që mund të sjellë përdorimi i raketave lundruese ndaj caqeve brenda Rusisë. Ndërkohë në Bruksel, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për çështjet e jashtme, Kaja Kallas, ngriti alarmin për përdorimin në rritje të armëve kimike nga ana e Rusisë në Ukrainë. “Rusia po intensifikon sulmet me armë kimike ndaj forcave ukrainase. Janë regjistruar mbi 9 mijë raste të përdorimit të këtyre armëve të ndaluara, sipas inteligjencës së Holandës dhe Gjermanisë,” deklaroi Kallas pas mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së. Sipas saj, qëllimi i këtyre sulmeve është që Ukraina të detyrohet të dorëzohet. Ajo shprehu zhgënjim për dështimin në arritjen e një marrëveshjeje për paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, duke theksuar se “tani topi është në fushën e Sllovakisë”, ndërsa ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaë Sikorski, bëri thirrje që pyetjet për bllokimin e marrëveshjes t’i drejtohen Hungarisë dhe Sllovakisë.

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04