Ukraina ka çuar sërish dronët në thellësi të Rusisë. Një nga rafineritë më të mëdha të vendit u përfshi nga flakët, ndërsa shpërthime u raportuan edhe në bazën ajrore të Jejskut. Moska pretendon se rrëzoi 62 dronë, ndërsa Kievi nuk e ka konfirmuar ende operacionin.