Top Channel/ U vetëflijua sot, polici Alban Tolaj ishte babai i prezantueses së njohur shqiptare
04/04/2025 23:25

Efektivi i policisë Alban Tolaj u gjet i vdekur ditën e sotme në banesën e tij në Prishtinë. Mediat raportuan se Tolaj ka kryer vetëvrasje. “Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen 47-vjeçarit, zyrtar policor. Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, ka deklaruar policia. Mediat në Kosovë kanë konfirmuar se viktima, Alban Tolaj është babai i prezantueses dhe këngëtares së njohur atje, Elsa Tolaj. Alban Tolaj, që dyshohet se kreu vetëvrasje ishte në pushim mjekësor. Pushimin e kishte marrë pasi kishte pasur një ndërhyrje kirurgjike në zemrës muaj më parë. Tolaj ishte në fazë shërimi dhe nuk është ndjerë mirë me progresin. Hetuesit po merren akoma me rastin, por deri më tani dinë që u gjet në banesë, nga vajza e tij, dhe afër ishte një armë zjarri dhe një gëzhojë.

Top News- Radoiçiç ende pa adresë/ Policia serbe nuk sqaron nëse ka kaluar kufirin
20/11 19:30
Top News-Diaspora ‘mban me bukë’ Kosovën/ Remitancat, 80 për qind për konsum, 2 për qind për biznes
20/11 18:59
Top News- E vrau në sy të gruas dhe fëmijës/ Kosovë, gjykata lë në arrest me burg autorin e dyshuar
20/11 16:39
Top News – Përplasja me Qeverinë. Komuna e Prishtinës letër deputetëve: Zhbllokoni fondet
20/11 14:30
Top Channel/ Erërat e forta godasin Kosovën/ Një i plagosur, Ferizaj pa energji elektrike
20/11 12:30
Top News – Projektbuxheti për vitin 2027/ Mes debateve, Kuvendi i Kosovës e voton me 61 vota
20/11 10:14
Top Channel/ PDK-LVV bien dakord për ligjin e Dhomave të Specializuara
19/11 23:27
Top News- Autori i dënuar dhe në Zvicër/ Vrasja në Suharekë, Prokuroria: Rrezikoi gruan e vajzën
19/11 20:15
Top News- ‘Të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen’/ Kamberi: Nuk i shkëmbejmë me poste politike
19/11 19:30
Top News- Shtyhet seanca për ligjin e Speciales/ Kurti paralajmëron draft të ri për DHSK
19/11 16:40
Top News- Ulje e deficitit tregtar / Kurti zbulon planin ambicioz, 1 mld euro prodhim vendas
19/11 15:17
Top News – ‘Shpërdoroi 2.2 mln euro’. Qeveria e Kosovës kallëzon penalisht Përparim Ramën
19/11 13:59
Top News – Incidenti me këngën serbe. Kos telefonon Kurtin pas incidentit: I kërkova ndjesë
18/11 20:40
Top News- Vrasja në Suharekë/ Autori qëlloi viktimën në prani të gruas e vajzës së mitur
18/11 19:30
Top Channel/ Jakup Krasniqi kthehet në shtëpi, takon familjen nën masa sigurie
18/11 15:26
Top Channel/ Kosova rikthen lobimin në SHBA, ekspertët: Nuk mjafton vetem diplomacia tradicionale!
18/11 14:53
Top News – Jakup Krasniqi mbërrin në Kosovë. Takimi emocionues me familjen, shoqërohet nga EULEX-i
18/11 13:55
Top Channel/ Jakup Krasniqi rikthehet në Kosovë, Haga i lejon vizitën, forca policore në banesë
18/11 12:14
Top Channel/ Dënimi i Thaçit,Justina Shiroka Pula:Aktgjykimi,shqetësim për respektimin e të drejtave
17/11 23:33
Top News- Qeveria e Kosovës kritikon Specialen/ Shqetësime për dënimin e dytë ndaj Thaçit
17/11 20:40