Karikatura e ekspozuar si portret i Çerçiz Topullit në Muzeun Historik të Kalasë së Gjirokastrës shkaktoi një valë reagimesh në opinionin publik dhe detyroi kreun e Agjencisë së Trashëgimisë Kulturore, Florian Hysi, të japë dorëheqjen. Pas 11 muajsh në detyrë, Hysi ka paraqitur dorëheqjen pranë kryebashkiakut Flamur Golemi, pas polemikave të krijuara për mënyrën e paraqitjes së figurës së heroit kombëtar.