Kalaja e Gjirokastrës, është monumenti që kryeson turizmin kulturor në vend tonë si e preferuara e tueistëve vendas dhe të huaj. Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti, 161274 vizitorë kanë blerë bileta për të parë kalanë më të madhe në vend, ndërtuar mbi kodrën që kontrollon Luginën e Drinos, brenda së cilës ndodhet Muzeu i Gjirokastrës, Muzeu Kombëtar i Armatimeve dhe Burgu i Shtatë Penxhereve.