Në dista qytete të vendit vijon bojkoti i shkollave dhe universiteteve, pasi nxënës e studentë i janë përgjigjur thirrjeve për protestë. Situata më kritike këtë të hënë paraqitet në Kurbin, ku po sulmohet institucioni i Bashkisë Edhe në Mirditë disa nxënës bojkotuan mësimin dhe protesta e tyre u zhvendos në Rrugën e Kombit në Rubik ku janë djegur edhe goma.