Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, paralajmëron shkarkimin si këshilltar të tij politik të Chris LaCivita, i cili në vitin 2025 u kontraktua nga Partia Demokratike për të bërë fushatën e Sali Berishës, ndërsa tani, ai dhe James Blair janë angazhuar në punë këshillimore në Republikën Srpska, në Bosnje-Hercegovinë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë reagoi pas raportimeve në mediat kryesore në Uashington se LaCivita dhe Blair janë paguar qindra mijëra dollarë nga partia e Milorad Dodik, ky i fundit i sanksionuar më herët nga SHBA për marrëdhëniet e afërta me Rusinë.