Top Channel/ Tritol zyrtarit në Vlorë, administratorit Igli Bimaj i hedhin në erë makinën e parkuar
19/10/2026 12:07
Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Llakatund të Vlorës. Shënjestër e këtij sulmi ka qenë automjeti në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë, Igli Bimaj, 29 vjeç.