Kosova ka nderuar heroin Afrim Bunjakun në tre vjetorin e rënies së tij në krye të detyrës.Në vendin ku humbi jetën, në Banjskë të Zveçanit, përpos rrugës me emrin e tij, tashmë do të jetë edhe një obelisk, që do të tregojë punën e tij dhe të policisë së Kosovës në mbrojtjen e territorit të vendit.