Top Channel/ Tragjedia e teleferikut, rrëfehet tekniku: I kishim hequr frenat për para!
27/05/2021 11:57

Hetimet mbi tragjedinë e teleferikut në Itali ku humbën jetën 14 persona e u shuan familje të tëra, kanë nxjerrë në dritë një fakt shqetësues. Frenat e kabinës duket se ishin manipuluar qëllimisht e per kete arsye kane perfunduar ne pranga drejtuesi Luigi Nerini, e dy punonjes, Enrico Perocchio dhe Gabriele Tadini. Nga aksident fatal apo një “gabim tragjik njerëzor”, fatkeqësia tani po merr trajtat e një veprimi kriminal, edhe pse jo të paramenduar. Prokurorëve u janë ofruar tashmë të dhëna që tregojnë se frenat e emergjencës nuk kishin funksionuar sepse ishin caktivizuar me disa pirunj, sic i quajnë, cka bëri që kabina e vdekjes të kthehej praktikisht në një plumb duke i përshkuar 300 metrat e fundit me një shpejtësi skëterrë, e në fund duke u shkëputur e duke u shembur përdhe nga një lartësi e madhe. Kur u mor në pyetje njëri prej punonjësve, Tadini pranoi se kishin ndërhyrë vetë, duke vendosur vazhdimisht dipozitivë kundër bllokimit të frenave gjatë shërbimit normal të transportit të pasagjerëve. Përse kishin përdorur këto lloj pirunjsh? Sepse një seri anomalish bënte që frenat të aktivizoheshin vetë dhe riparimet nuk e kishin zgjidhur problemin. Për të shmanbur bllokimet e vazhdueshme, të bindur se kabina nuk do të dëmtohej, kishin ndërhyrë, por pasojat e një vendimi që synonte kursimin e parave, kushtuan jetë njerëzish. Teleferiku i Stresa-Mottarone i çon turistët dhe vendasit nga qyteti i famshëm Stresa, në liqenin Maggiore, gati 1400 metra mbi nivelin e detit deri në majën e malit Mottarone. Udhëtimi me të zgjat normalisht 20 minuta.

Top News – Senati ‘i lidh duart’ Trump. Rezolutë kundër luftës në Iran, por s’është detyruese
24/06 09:56
Top Channel/ Tronditëse, vrasja e oficerit të policisë në Kanada, momenti kur autori hap zjarr
23/06 23:16
Top Channel/ Britania e Madhe u bë Anglia e Vogël pas Brexit, një vend që ka negociuar për 10 vjet
23/06 23:15
Top Channel/ Starmer i hap rrugën pasardhësit, Burnham dhe rivalët nisin përgatitjet për qeverinë
23/06 23:14
Top Channel/ Rekord të nxehti në Francë, 40 vetë mbyten në lumenj për t’i shpëtuar vapës
23/06 23:09
Top News- Samiti i NATO-s, mbi 200 të arrestuar në Turqi, zbardhen lidhjet me grupet terroriste
23/06 23:01
Top News- Pas ‘alarmit të kuq’, i vjen radha ‘kodit të zi’! Temperatura deri në 45 gradë
23/06 22:59
Top Channel/ BE pret për herë të pare talebanët, kritikohet Brukseli
23/06 22:55
Top Channel/ Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s në Ankara, dyshohen për lidhje me…
23/06 22:21
Top Channel/ Temperatura rekord dhe 40 të vdekur gjatë valës ekstreme të të nxehtit
23/06 20:14
Top News – Europa në krizë udhëheqësish. Maçoku Larry, trashëgimia e vetme stabilitetit politik
23/06 17:10
Top News – ‘Si mjete aliene…’. CNN-Irani ka zhvilluar teknologji të avancuar dronësh
23/06 16:23
Top News – Turqia blindohet për samitin e Nato-s! 209 të arrestuar në operacione anti-terrorizëm
23/06 16:22
Top Channel/ Zbuloi romancën e fshehtë të Putinit, vdes në mënyrë misterioze gazetari rus: Dyshim…
23/06 15:49
Top News – Europa në krizë udhëheqësish. Maçoku Larry, trashëgimia e vetme stabilitetit politik
23/06 15:42
Top Channel/ Dikur u kundërshtuan, sot këto projekte turistike konsiderohen modele suksesi!
23/06 15:31
Top Channel/ SHBA zbut situatën, lehtëson sanksionet e naftës së Iranit! Teherani i prerë: Jo pakt
23/06 15:02
Top News – Marco Rubio në Gjirin Persik. Vizita synon të bindë aleatët për marrëveshjen me Iranin
23/06 14:48
Top News – Ndihma amerikane skadon në 2028-ën. Netanyahu – Izraeli duhet të prodhojë armët e veta
23/06 14:19
Top News – I nxehti po vret! Europa po digjet! Alarm në Britani, Itali e Spanjë
23/06 14:03