Grigory Nekhoroshev, gazetari rus i njohur për zbulimin e lidhjes së fshehtë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe ish-kampiones olimpike Alina Kabaeva, ka vdekur në moshën 69-vjeçare në Letoni, ku jetonte në mërgim. Sipas raportimeve, ai ndërroi jetë pas një helmimi të dyshuar nga kërpudhat që kishte mbledhur pranë banesës së tij në Riga.