Top Channel/ Trafik i rënduar në Elbasan, punimet në rrugë vështirësojnë qarkullimin
03/01/2025 19:46

Situata e trafikut të rënduar që shoqëron të gjithë aksin nacional Qafë Thanë Elbasan vijon edhe pasditen e 3 janarit. Kthimi në normalitet pas pushimeve të fundvitit vijon të krijojë trafik në rrugët që lidhin juglindjen me pjesën tjetër të vendit. Një pjesë e mirë e qytetarëve të Tiranës, por edhe të qyteteve të tjera kanë zgjedhur t’i kalojnë festat në Korçë, Pogradec, apo edhe në vendet fqinje si Greqi e Maqedoni. E ndërkaq kthimi është shoqëruar me vonesa të mëdha në rrugë. Po ashtu tashmë rëndesë në lëvizje ka edhe drejtimi I kundërt, prej Elbasanit në drejtim të Qafë Thanës e më tej në Kapshtices të emigrantëve që largohen pasi kaluan festat në vendin e tyre. Ndërkohë shërbimet e Policisë Rrugore kanë kaluar në gatishmëri të shtuar kryesisht në akset "Qafë Tanë-Elbasan dhe "Rrogozhinë-Elbasan". Policia në një apel publik u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë durim, të mos kryejnë parakalime të gabuara të cilat më pas shoqërohen me paralizim të trafikut. Aksi rrugor Elbasan Qafë Thanë, pjesë e Koridorit VIII, në ditë normale përballon një fluks lëvizje 10-15 mijë mjete në ditë, ndërsa ky numër dyfishohet në festa. Për këtë arsye tashmë ka nisur investimi për zgjerimin e kësaj rruge. Aktualisht edhe në datën 3 janar kompania i është rikthyer punës dhe po punohet në veprat e artit dhe mbrojtjen lumore. Problemi i ngarkesës së trafikut në segmentin më të ngarkuar në qendër të Shqipërisë, pritet të marrë zgjidhje përfundimtare kur të nisë investimi edhe për BY Pass e Elbasanit.

Top Channel/ Berisha thirrje për mosbindje civile: Dënojmë dhunën kundër të rinjve
17/10 23:14
Top Channel/ Dhuna, reagojnë komunitetet fetare: Të rinjtë duhet të dëgjohen
17/10 23:07
Top Channel/ Përmbytje të frikshme në Stamboll, situata më e rëndë pas 80 vitesh
17/10 23:05
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top Channel/ Mbyllet protesta, fadroma pastron bulevardin pas tubimit të dhunshëm
17/10 22:49
Top News – Gaz, gur, zjarr dhe plumba gome. Dita 5, përballja më e ashpër e studentëve me policinë
17/10 22:43
Top Channel/Protestuesit sulmojnë dyqanin e ‘One’ në Myslym Shyr,me leva dhe hekura godasin fasadën
17/10 22:01
Top Channel/ Policia ndjek protestuesit, dy të rinj arrestohen me forcë nga FNSH para…
17/10 21:44
Top Channel/ E gjithë policia në shesh, autobote dhe rrugë të mbushura me gurë, protestuesit…
17/10 21:41
Top Channel/ Hita: 132 efektivë u sulmuan me gurë dhe vida, janë pezulluar shtatë policë
17/10 21:26
Top Channel/ Dita e pestë e protestës / Gurë molotovë në rrugët e kryeqytetit
17/10 21:26
Top News- Plumbat e gomës në protestë/ Hita: Mjete sigurie të përcaktuara nga legjislacioni
17/10 21:25
Top Channel/ ‘Uaaa çfarë kafshësh’, policia ndjek me makinë turmën e protestuesve, reagimi i…
17/10 21:22
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, digjen automjete në bulevard
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:19
Top Channel/ Kaos në Bulevard, policia iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës e tym
17/10 21:15
Top Channel/ Molotovë dhe gaz në bulevard, përplasje të frikshme mes të rinjve dhe policisë
17/10 21:14
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, dita më e dhunshme në kryeqytet
17/10 21:12
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:11