Top Channel/“Top sekret 2”, “plas” në Kosovë: Komuniteti mysliman, bashkëpunim me BIA-n serbe?
02/09/2026 12:25

Një dokument i përshkruar si “Top sekret 2”, dhe i përfshirë në aktakuzën ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, ka nxitur debat të madh në Kosovë për shkak të pretendimeve për lidhje mes komunitetit mysliman dhe shërbimit serb të inteligjencës BIA. Autorësia dhe autenticiteti i dokumentit në fjalë ende nuk janë sqaruar publikisht. Aty pretendohet se fonde nga “ambasadat islamike” në Beograd do të përdoreshin për ndërtimin e xhamive në Kosovë, me qëllim rritjen e ndikimit islam, përçarjen e shqiptarëve dhe krijimin e kushteve që do t’i shërbenin interesave të Serbisë. Prokuroria e ka përfshirë dokumentin si material në cështjen e Shehollit, por nuk ka bërë të ditur publikisht se çfarë provash dëshmojnë vërtetësinë e tij. Bashkësia Islame e Kosovës i mohon me forcë këto pretendime dhe e cilëson dokumentin si të sajuar, duke kërkuar nga institucionet që të hetojnë origjinën e tij. BIK-u thekson gjithashtu se ndërtimi dhe financimi i xhamive në Kosovë është bërë përmes procedurave ligjore. Publikimi i aktakuzës ka shkaktuar edhe akuza në rrjetet sociale ndaj BIK-ut dhe komunitetit mysliman në përgjithësi. Ekspertët paralajmërojnë se një rast që duhet të trajtohet në mënyrë individuale dhe gjyqësore po rrezikon të shndërrohet në fajësim kolektiv dhe të nxisë polarizim ndërfetar. Ekspertët e sigurisë dhe drejtësisë kërkojnë që institucionet të sqarojnë nëse dokumenti është autentik dhe çfarë vlere provuese ka. Ata theksojnë se, deri në një vendim gjyqësor, përmbajtja e dokumentit duhet të konsiderohet si pretendim dhe jo si fakt i provuar.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44