Të pakta ishin tensionet edhe në përshkallëzimin e dhjetë të protestës në kryeqytet. Beteja e fundit në bulevardin kryesor të Tiranës ishte mes një grupi protestuesish dhe një autoboti me ujë të policisë. Të paktë në numër, të rinjtë sulmuan me gurë efektivët që ndodheshin në shesh, të cilët u kundërpërgjigjën me ujë.